Twitteri pezulloi disa llogari që pretendonin në mënyrë të rreme se ishin të lidhura me agjencinë e lajmeve Associated Press. Llogaritë në fjalë përhapën rezultate të paverifikuara zgjedhore, sipas fotove të qarkulluara online dhe një analize të tyre.
Të katër llogaritë u çaktivizuan pasi njoftonin gjoja fituesin e njërit prej shteteve të lëkundura, që nuk ishte shpallur i tillë nga agjencia prestigjoze e lajmeve.
“Këto janë llogari false që nuk janë të lidhura me AP,” tha agjencia në një deklaratë.
Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës pranë Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Christopher Krebs, tha në Twitter se “po shohim raporte nga llogari të rreme mediash që po shpallin fituesin në një shtet, mos u besoni!” shkruan VOA