‘Tymosi hashash, pastaj Marijo i preu fytin‘, xhelozia e sëmurë që çoi në vrasjen e Ismail Lulit
“Ishte Marijo, ai e vrau duke i prerë fytin. Unë nuk do ta bëja kurrë. Nuk jam në gjendje për të shkuar aq larg, unë jam një i dobët, të gjithë e dinë këtë. Më tremb gjaku, kam frikë”. Këto janë fjalët e Igli Metës, 20 vjeç, tregtar i “vogël” droge, i cili është përpjekur ti tregojë gjykatës në Pesaro të Italisë, se çfarë ndodhi më pasditen e 19 korrikut 2015, në kodrën e San Martinos në Sant’Angelo, Vado, raportojnë mediat lokale. Ai, së bashku me Marjo Memën, akuzohen për vrasjen e Ismail Lulajt. “Unë i kisha dhënë Ismailit dy godite me thikë në qafë. Por, doja vetëm ti jepja një mësim, sepse ai ka shkuar me të dashurën time. Për këtë e çuam, së bashku me Marijon, jashtë vendit. E lidha Ismailin në kryq dhe e kërcënova me vdekje nëse nuk do të thoshte gjithçka për tradhtinë e Ambrës, të dashurës sime. Ai më tha se ishte ajo që insistoi duke më shpejguar se nuk kishte shkuar vetëm me të. Doja që ai të pshurrte veten nga frika, por rezistoi. Atëherë i dhashë një grusht në fytyrë dhe një shkelm. E kuptoi se ishte në rrezik, donte të lirohej, dhe nisi të lëvizte. I thashë Marijos çfarë të bëja dhe ai më mu përgjigj: Bëj ca të duash. U ktheva dhe i dhashë dy goditje me thikë në qafë, por dhjaku që shpërtheu më zuri. U terrorizova dhe hodha tutje thikën. Ismaili ulërinte”, tregoi Igli. “Marijo që kishte tymosur marijuanë deri në atë koment dhe që qeshte vazhdimisht, morri thikën dhe i preu fytin Ismailit, i cili vdiq menjëherë. I ulërita Marijos, më pas i thashë që do ta merrja unë përsipër përgjegjësinë nëse ndonjëherë karabinierët do të na arrestonin. U ndjeva në faj, sepse e çova unë Marijon në atë vend për një çështjen time personale. Pastaj, ai më tha se Ismaili ishte sjellë keq dhe e meritonte një mësim. Atëherë morrëm trupin, unë nga shpatullat dhe Marijo nga këmbët dhe e hodhëm në kanal. Më pas, shkuam në lumë për të tu larë dhe nuk folëm më për këtë histori”, rrëfeu Meta. Por, ai shtoi se, e dashura e tij, “tha gjithçka, pasi e imagjinonte se diçka do të ndodhte”.