Katër ditë pas protestës së opozitës brenda dhe jashtë parlamentit ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit, Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë me 10 ditë 7 deputetët e opozitës, ndërsa 5 ditë për deputetin socialist Bujar Çela, i cili pati një incident me deputeten e LSI.

Byroja pranoi kërkesën e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PS për të përjashtuar deputetët: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Mbledhja nisi me debate, pasi opozita ka kërkuar prezencën e medias, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Artikulli paraprakMETA DEKORON PEDAGOGUN QË PUNOI 40 VITE NË UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërPRESIDENTI META NË SHKODËR, PAS CEREMONISË NDALET TEK HOTEL “COLOSSEO”