Ekipet e akademisë Vllaznia janë kthyer me fitore në ndeshjet e radhës në kampionat teksa kanë mundur të dy skuadrat e olimpikut të Tiranës.

Ekipi i U-17 ka patur një përballje më të vështirë me Olimpikun. Shkodranët kanë dominuar takimin por goli i fitores ka ardhur vetëm në minutat e fundit. Është Marinaj i cili 10 minuta pa u mbyllur ndeshja kalon kuqeblutë në avantazh. Pjesën e mbetur të lojës shkodranët arrijnë që ta administrojnë mirë duke marrë kështu një fitore tejet të vlefshme. Në këtë mënyrë pas kësaj fitoreje ekipi që drejtohet nga trajneri Nefail Zhejani mban sërish vendin e katërt në renditje me 9 pikë. Tek 17-vjeçarët vazhdon të kryesojë Shkëndija me 15 pikë. Ndryshe nga U-17-ta, të rinjtë e Vllaznisë kanë marrë një fitore të lehtë përballë ekipit të Olimpikut. 19 vjeçarët kanë fituar 6-0 takimin e tyre në transfertë duke shënuar kështu një goleadë që tremb çdo rival të shkodranëve. Ka qenë një ndeshje ku të rinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë duke arritur që të shënojnë plot 6 gola. 2 herë ka shënuar Zogaj, e po ashtu edhe Pusi ndërkohë që nga një gol kanë realizuar Toma dhe Kacubeja. Në secilën pjesë Vllaznia shënoi nga 3 gola. Pas kësaj fitoreje Vllaznia që drejtohet nga trajneri Edmond Doçi mban vendin e dytë në renditje duke qenë vetëm një pikë larg Partizanit kryesues.

Artikulli paraprak“INNOVATION KAFE” NË SHKODËR, PËR NJË IDE INOVATIVE PËR BIZNESIN
Artikulli tjetërTENORI AGIM HUSHI TAKIM ME STUDENTËT NË SHKODËR