Shqipëria U-19 ka triumfuar në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-0. Në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë dhe dominuan takimin. Golat e fitores i shënuan Jordi Jaku dhe Brajan Gjyla. Në këtë ndeshje, kishte edhe disa minuta për sulmuesin e Vllaznisë U-19, Aris Ara, i cili ishte grumbulluar nga Kombëtarja për testet miqësore të tetorit. Pas ndeshjes, trajneri i Kombëtares U-19, Julian Ahmataj tha se është i kënaqur nga fitorja dhe paraqitja e ekipit të tij.

Kjo ishte fitorja e dytë rradhazi për Kombëtaren e Shqipërisë U-19 në testet miqësore të tetorit. Tashmë, i gjithë fokusi i trajnerit Ahmataj dhe stafit teknik do të jetë te ndeshjet e raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19, që luhen në nëntor, ku Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën e Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Artikulli paraprakBILARDISTËT E VLLAZNISË: S’KEMI MBËSHTETJE
Artikulli tjetërSHKODËR, MBANIN ME FORCË NJË TË MITUR NGA AFGANISTANI, NË PRANGA 18-VJEÇARI, NË KËRKIM VËLLAI I TIJ