19 vjeçarët e Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore në kampionat, madje me rezultat shumë të thellë, 6-0 ndaj Brians.

Takimi i luajtur mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” është dominuar në të gjitha drejtimet nga futbollistët e drejtuar nga trajnerët Beqiri e Kaçi. Ka qenë sulmuesi Pusi ai që ka zhbllokuar i pari rezultatin ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së parë do vinin edhe dy gola të tjerë të shënuar nga Isufi e Palushani.

Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 3-0. Në të dytën vendasit do të shënonin edhe tre gola të tjerë, ku do jenë përsëri shënues dy sulmuesit Pusi e Palushani ndërsa golin tjetër e ka shënuar mesfushori Smajlaj. Me fitoren e sotme, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 55 pikëve duke mbajtur përsëri vendin e parë në renditje, e shkëputur 3 pikë nga Partizani i vendit të dytë dhe 4 pikë nga Tirana e vendit të tretë. Ndërkohë Vllaznia U-17 nuk ka shkuar më larg sesa barazimi 2-2 ndaj Internacionalit.

Dy herë ka kaluar në avantazh Internacion dhe dy herë ka barazuar Vllaznia U-17 me anë të Repajt dhe Qardakut por pa bërë asgjë më shumë. Përfundimisht barazim 2-2, një rezultat që natyrisht nuk ishte i pritshëm për ekipin kuqeblu i cili nuk ka dhënë më të mirën e mundshme në këtë ndeshje.

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, THIRRJE PËR NDËRGJEGJËSIM
Artikulli tjetërKAPEN 211 KG KANABIS, NË PRANGA DY SHQIPTARË