Emri i Sabah Bizit, një prej emblemave të futbollit shkodran vijon që të nderohet. Para pak ditëve 3 skuadra të ndryshme U-9 kanë zhvilluar një kupë me emrin Sabah Bizi.

Kjo garë sportive mes fëmijëve të vegjël u organizua nga Kf Shkodra 2006 që drejtohet nga trajneri Kreshnik Krepi. Në kupën Sabah Bizi 3 ekipet pjesëmarrëse ishin Kf Shkodra, KF Jakova nga Kosova dhe Ada e Velipojës. Të tre skuadrat kanë luajtur me njëra-tjetërn duke dhënë edhe rezultatet përkatëse. Kështu Shkodra 2006 ka fituar me Jakovën e Kosovës 4-1. Në ndeshjen e dytë Ada ka barazuar 2-2 me Jakovën ndërsa pas gjuajtjes së 11-metërshave fitues u shpall ekipi i Adës. Në finale e luajtur mes Shkodra 2006 dhe Adës, velipojakët fituan 1-0 duke marrë kështu edhe kupën Sabah Bizi. Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut ishte i pranishëm trajneri Brikeno Bizi që është edhe djali i Sabah Bizit dhe trajneri nga akademia Vllaznia Gjon Kola. Kupa me emrin e Sabah Bizit është zhvilluar sepse ish-futbollisti i shquar është një shembull për brezin e ri, brez që Shkodrës nuk i mungon por që kërkon një edukim të këtyre fëmijëve në mënyrë që të rriten me historinë dhe frymën sportive të futbollit të Shkodrës. Organizatori Kreshnik Krepi, që është edhe ideatori i ekipit Shkodra 2006, është një ish-sportist i Sabah Bizit dhe ruan respekt për këtë emër që i dha shumë futbollit.

Artikulli paraprakTREGJET E SHKODRËS NË GJENDJE SKANDALOZE
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA, DEBAT NË “STAR SPORT”