Ka ndërruar jetë Elisabeta Gjopalaj, e reja e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot. Prej 24 orësh ajo ishte në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit të rëndë, ajo kishte marrë shume dëmtime, çka i sollën asaj edhe vdekjen. Elizabeta Gjopalaj ishte punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhë.
Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.