Helikopteri i Forcës Ajrore po transporton drejt Tiranës efektivin e RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua në Theth gjatë paradites së sotme.
Ai është rrëzuar dhe si pasojë ka dëmtuar gjymtyrët.Efektivi është marrë nga fshati Nderhysaj, Njësia Administrative, Shalë.
Efektivi nuk ishte në detyrë, por ishte me miqtë e tij për alpinizëm kur është rrëzuar në një greminë 150 metra.
Për më shumë se 3 orë efektiv i RENEA-s mbeti i bllokuar në Malin e Zorgjit.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur, ndaj drejt zonës shkuan efektivët e FNSH, të cilët arritën që të nxjerrin policin nga gremina.
Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderhysaj, ku më pas u mor me helikopter.
Gjendja e tij paraqitet e rënduar.