Këshilltari i presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.

Korkmaz Karaca është akuzuar fundjavën e kaluar nga Sedat Peker i njohur si mafioz turk, ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se Karaca ishte pjesë e një grupi zyrtarësh të lartë turq që kërkonin ryshfete nga bizneset e mëdha turke.

“Ky linçim, që ka arritur vajzën time dhe gruan time, është bërë sërish një kërcënim për shëndetin tim. Për këto arsye, unë po jap dorëheqjen nga posti im,” njoftoi në një mesazh këshilltari i presidentit Erdogan.

Gjithashtu Peter ka hedhur akuza edhe ndaj zyrtarëve të lartë turq si ministri i Brendshëm Suleyman Soylu.

Artikulli paraprakSHIFRAT E COVID-19, NJË HUMBJE JETE DHE 335 RASTE TË REJA NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërSOT PROTESTË NË SHESHIN “NËNË TEREZA” PAS NGJARJES SË RËNDË NË PRISHTINË, META: SOLIDARIZOHEM ME THIRRJEN