Presidenti i Partisë së Popullit në Serbi, Vuk Jeremiç ka akuzuar Aleksander Vuçiç se gjatë vizitës së tij në Berlin ka dalë me kryeministrin e Kosovës në një lokal për të pirë birra, por disa orë më vonë ka kërkuar falje për informacion të pasaktë.

“Mbrëmë, dy politikanë prominentë ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, dolën për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije dy miqve. Për çfarë kanë folur?”, kishte shkruar në Twitter Jeremiç.

Vetëm disa orë më vonë Jeremiç ka kërkuar falje, pasi sic tha kishte marrë informacione të pasakta. Vuçiç menjëherë ka reaguar duke thënë se një gjë e till nuk është e vërtet dhe se asnjëherë nuk i ka shtrënguar dorën Kurtit.

“Vajza ime Milica ishte me mua për darkë dhe nëse Kurti ishte njëri prej tyre, atëherë s’di çfarë të them. Dua ta them edhe një gjë. Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Kurti. Takimi me Kurtin ishte… më mirë të mos e komentoj sepse s’do të ishte e drejtë”, ka thënë Vuçiç.

Kujtojmë se disa ditë më parë Vuçiç dhe Kurti ishin në një vizitë në Berlin ku u takuan me kancelarin Olaf Scholz për të diskutuar rreth dialogut mes dy palëve dhe çështjen e targave.

Artikulli paraprakUNICEF: MIJËRA FËMIJËVE TË TRAUMATIZUAR NË UKRAINË U DUHET NDIHMË
Artikulli tjetërUKRAINA: RUSËT SHKATËRRUAN MUZEUN LETRAR TË SHEKULLIT TË 18-TË