Ka marrë fund aventura e dy motrave Kajtazi, të cilat ishin larguar nga banesa e tyre në Durrës prej 16 korrikut pa lënë asnjë gjurmë. Policia i gjeti motrat pas rreth një muaji në një banesë në qytetin e Vlorës të cilen e kishin marre me qera 130 mijë lekë të vjetra. Sipas Policisë vajzat durrsake Orialda 18-vjeçare dhe motra minorene nuk janë shfytëzuar nga askush dhe e kanë thurur planin e arratisë të vetme për tu hakmarrë ndaj prindërve, duke i hedhur qetesues ne ushqim, duke djegur shtepine e duke vjedhur parate. Nga dëshmitë e dhëna në polici, vajzat e kanë “argumentuar” arratinë e tyre me faktin se nuk ndiheshin të lira në shtëpi.

Sipas dëshmisë së tyre, thanë burimet nga policia për A1 Report, vajzat kishin pasur qëllimin e pastër për tu larguar nga banesa prindërore dhe për të mos u kthyer më, pasi “nuk i trajtonin mire dhe donin të bënin qejf”. Pas një muaji në zonën bregdetare të jugut, vajzave i kishin mbetur edhe 1 milionë lekë të vjetra dhe 100 euro. Prindërit janë shprehur më herët në polici se motrat u larguan me 4 milionë lekë të vjetra dhe 800 euro, por në deklarimet e tyre motrat Kajtazi thonë se kishin marrë vetëm 2 milionë lekë dhe 300 euro. Nese nuk do te ishin lokalizuar nga polciia, vajzat nuk kishin asnje plan per tu rikthyer ne gjirin familjar.
HISTORIA “THRILLER” E VAJZAVE QË TRONDITEN SHQIPËRINË .
Fakti që zhdukja e tyre u përhap masivisht në media dhe opinioni publik u njoh me historinë e tyre, vajzat kanë menduar të “maskohen” duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, nga brune në bionde. Letra që vajzat Kajtazi kishin lënë në shtëpi me fjalët: “Ta morëm hakun, shtëpinë e dogjëm, vajzat nuk i shikoni më”, sipas policisë është shkruar nga motra e vogël. Disa media shkruan se vajzat shfrytëzoheshin nga një person i tretë në një lokal nate, por policia mohon çdo pretendim të tillë. Vajzat i hodhen ilac gjumi familjareve, dogjen shtepine dhe iken me parate  Orialda 18 vjeç dhe motra e saj minorene 14-vjeçare tronditën opinionin publik me planin “thriller” të zhdukjes së tyre. Ato shfrytëzuan momentin që familjarët e tjerë ndodheshin në spitalin e Tiranës pasi u helmuan nga ushqimi, për t’i vënë flakën shtëpisë. Gjithçka sipas policisë ka qenë e qëllimshme dhe me gjetjen e tyre vajzat do të duhet të përballen edhe me drejtësinë, për shkatërrimin e pronës me zjarr dhe akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.Ndërkohë babai i vajzave Muhamed Kajtazi 49 vjeç është shprehur I kënaqur që vajzat janë shëndosh e mirë, por njëkohësisht ndjehet i rënduar moralisht me veprimin e vajzave të tij. Kjo histori sigurisht që lëshon shumë pikëpyetje për shoqërinë Shqiptare e cila nga dita në ditë po njeh lajme nga më të ndryshmet, siç ishte dhe historia e dy motarev që të gjithë menduan se u trafikuan por çdo gjë e kishin bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj prindërve të tyre.

Artikulli paraprakBASHKIA VAU-DEJËS I NËNSHTROHET RIKONSTRUKSIONIT TOTAL
Artikulli tjetërMYFTINIA SHKODER INAUGURON ÇESMEN E UJIT TË PIJSHËM