Gjykata e Elbasanit liron nga qelia e paraburgimit drejtorin e Burgut të Kosovës dhe vartësin e tij.
Judmir Shurdhi dhe kartelisti LLazar Mino u arrestuan më 30 korrik me akuzën se kishin liruar para kohe Lul Cakën, të njohur dhe me nofkën “I tmerrshmi i Beratit”.
Nga verifikimet Caka ishtë liruar 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, gjithsej 25 vite burg.
Gjykata ka vendosur që dy të arrestuarit të hetohen në masën e detyrimit me paraqitje.
Nga 30 korriku Lul Caka është shpallur në kërkim për tu arrestuar për të kryer dhe dënimin e mbetur.