Gjykata Penale ka liruar ndërtuesin Rapush Hoxholli 75 vjeç dhe bashkëshorten e tij Vjollca Hoxhalli, të cilët u arrestuan pak ditë me parë për mashtrim.

Ata u liruan për shkak të moshës së madhe.

Burrë e grua u arrestuan tre ditë më parë në Shkodër pasi akuzoheshin për mashtrim me shitjen e apartamenteve.

Njoftimi i policisë, datë 8 maj

Kapen dhe ndalohen dy shtetas për mashtrim

Sot më datë 08.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasve:

Rapush Hoxholli, 75 vjeç, banues në Tiranë .

Vjollca Hoxholli, 56 vjeçe, banuese në Tiranë

Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Vendim nr.460 datë 07.05.2018, ka caktuar masën, “Arrest me burg”, pasi dyshohen se me anë të mashtrimit kanë shitur disa herë personave të ndryshëm apartamente banimi.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim i shtetasit D. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë bashkëpunuar me shtetasit e lartëpermendur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSELANIKU “NËN UJË”, SITUATË EMERGJENTE PAS RESHJEVE TË RRËMBYERA TË SHIUT
Artikulli tjetërLIRIMI I MARK FRROKUT, ISH-MINISTRI: KUKSIANËT JANË ENDE NË BURG