Dom Gjergj Meta ka reaguar për arrestimin e Xhuljana Aliajt, për të cilën policia tha se u prangos, për shkak se ka përhapur panik në “Facebook” për situatën e tërmetit.

 

Gjergj Meta shprehet se arrestimi i Xhuljas ishte i nxituar dhe i shproporcionuar. Sipas tij, në një vend demokratik, një arrest i tillë do të ishte absurd. Dom Gjergj Meta bën thirrje për të liruar vajzën.

Reagimi i Dom Gjergj Metës:

Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.

U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj.

Dom Gjergj Meta

Artikulli paraprakMJETE TEKNIKE PËR KËRKIMET NËN RRËNOJA DHE USHQIME/ ZBULOHET LISTA, CFARË KËRKOI SHQIPËRIA NGA NATO PËR TËRMETIN
Artikulli tjetërSTUDENTËT E UNIVERSITETIT TË TETOVËS DHUROJNË 6 MIJË EURO PËR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI NË SHQIPËRI