Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për rusin, Rasul Mislaev 34-vjeç i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia e Shtetit.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Ai kishte hyrë në vendin tonë si emigrantë i paligjshëm nga Greqia.

Rusi akuzohet se në Qershor të vitit 2013-të është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Pas procedurave të nevojshme që do të kryhen në Shqipëri, rusi pritet të ekstradohet për të vuajtur më pas dënimin në Rusi.

Artikulli paraprakFSHIHEN PARRULLAT PROVOKUESE NË KALANË E HIMARËS
Artikulli tjetërHELLBANIANZ, ZBULOHEN EMRAT E ANËTARËVE NË BURGJET ANGLEZE