Dy policë, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego, të dy 30 vjeç, humbën jetën këtë pasdite në Trieste gjatë një shkëmbimi zjarri me dy hajdutë.

Të shtënat ndodhën pak para orës 17:00 në Selinë e Policisë në Trieste. Sipas autoriteteve policore, dy vëllezërit ishin shoqëruar në Selinë e Policisë pas një kontrolli grabitjen e një skuteri, kryer në orët e para të mëngjesit.

Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes, grabitësi i plagosur që mbeti në tokë bërtiti “Nuk dua ambulancë, më largo, le të shpëtojmë!” Sipas burimeve të tjera, njëri prej dy të arrestuarve kërkoi të çohej në banjë dhe arriti t’i vidhte armën njërit prej agjentëve. Pasi qëlloi mbi të, ai u përpoq të shpëtonte përmes një kalimi nëntokësor në stacionin policor dhe më pas jashtë, ku dhe u plagos nga oficerët që e ndiqnin.

Dëshmitarët flasin për të shtëna të shumta me armë që shkaktuan panik midis njerëzve në rrugë. Një ambulancë ndërhyri në vend dhe rruga u mbyll për trafikun dhe u rrethua nga një kordon sigurie.

Pronari i një lokali në zonë raportoi se kishte dëgjuar të shtëna me armë nga brenda stacionit të policisë dhe pasi kishte parë disa momente më vonë një të ri duke vrapuar me armë në dorë. Ky i fundit ishte përpjekur të hapte një makinë policie të parkuar, për t’u arratisur, por nuk ia doli. Menjëherë pas kësaj, disa agjentë arritën dhe e bllokuan.

Një dëshmitar tjetër tha: “E gjitha ndodhi në orën 16.54, dëgjova gjashtë të shtëna dhe u mbylla brenda dyqanit. Pastaj policët thërrisnin ‘duart lart dhe fytyrën për tokë’ dhe dëgjova shumë të shtëna.”

Presidenti i Republikës Sergio Mattarella shprehu “trishtim të thellë për vdekjen e dy agjentëve”. Kryetari i Komunës së Trieste, Roberto Dipiazza, shpalli ditë zie për qytetin.

Artikulli paraprakGJENDET PAS 4 ORËSH VAJZA 13-VJEÇARE NË TIRANË
Artikulli tjetërKAPET SHQIPTARI ME KOKAINË DHE EURO