Ai fitoi zemrat e shikuesve si lojtari më i moshuar i “Squid Game”, i cili mbante numrin 001. Bëhet fjalë për aktorin O Yeong-su i cili së fundmi ka rrëfyer se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit shumë të popullarizuar të Netflix-it.

Aktori 77-vjeçar tregoi se sa drastikisht jeta e tij ka ndryshuar që nga “Squid Game” dhe madje u tregua i sinqertë për anën e errët të famës.

Yeong-su foli për “Sindromën e Squid Game” dhe madje tha se shumë njerëz po përpiqen ta kontaktojnë atë pas famës, saqë atij i është dashur që vajza e tij ta ndihmojë atë, ndërsa shpjegoi: “Ndihem sikur po notoj në ajër. Më bën të mendoj si: ‘Unë duhet të qetësohem, të organizoj mendimet e mia dhe të mbaj veten në kontroll tani. Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza ime më ka ndihmuar”, tha ai.

Yeong-su është një aktor veteran i cili ka aktruar për gati gjashtë dekada kur filloi karrierën e tij në vitin 1963.

Artikulli paraprak500 TË HELMUARIT NË KRUJË/ DYSHOHET SE KULTIVUESIT E KANABISIT ÇANË TUBAT E UJIT
Artikulli tjetërPËRFAQËSUESI I OKB: VETËM 2% E PASURISË SË KËTIJ PERSONI MUND TË ZGJIDHË PROBLEMIN E URISË NË BOTË