Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht duke u larë në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat në Torino të Italisë.
Sipas mediave vendase, 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte shkuar për t’u freskuar në lumë së bashku me 3 shokë të tjerë, gjithashtu shqiptarë.
Adoleshenti mbeti i bllokuar nëpër shkëmbinj pasi ishte zhytur nën ujë. Shokët e tij kërkuan ndihmë dhe njoftuan policinë, por ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë..
Trupi i pajetë i adoleshentit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.