Efektivi i policisë së Shtetit, Fadil Allaraj i cili u dëmtua në sy gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës është nisur në Turqi mbrëmjen e djeshme për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në Facebook disa foto të tij në aeroport.

Efektivi i policisë ishte i shoqëruar gjithashtu dhe nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të cilët e kanë përcjellë deri në aeroport.

Fadil Allaraj u dëmtua gjatë ditës së parë të protestës në Tiranë ku një cop xham i hyri në sy duke i rrezikuar kështu dhe shikimin.

Menjëherë ai iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në shërbimin e Okulistikës, por dëmtimi ishte i rëndë dhe i duhej dhe një ndërhyrje tjetër e dytë.

Përveçse rrezikon të humbasë njërin sy, efektivi është në gjendje të rënduar psikologjike prej situatës që ka kaluar.

Artikulli paraprakU DORËHOQ APO U SHKARKUA? RRËFEHET LLESHAJ: NËSE DO KISHTE PRESION DO KISHTE NDODHUR E KUNDËRTA. TEK UNË SHKAKTOI NJË…
Artikulli tjetërU NIS DREJT TURQISË, MANASTIRLIU: SHPRESOJMË T’I KTHEHET NJË PJESË E SHIKIMIT POLICIT