Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë është kyçur.

Tërmeti i 1 Qershorit ka shkaktuar dëmtime në goditën 128 vjeçare ku funksionon Muzeu Kombëtar i Arsimit.

Lëkundjet kanë thelluar çarjet në muret e objektit për të cilin edhe më herët ishte dhënë alarmi se amortizimi po e rrezikonte.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se ndërtesa ofron më garanci për turistët, ashtu si edhe muzeu Arkeologjik që po ashtu është dëmtuar dhe mbyllur.

Në muajin shkurt, ministrja e Kulturës, lajmëroi një projekt për restaurimin e plotë të muzeut, por ndërhyrja siç duket nuk erdhi në kohë.

Tashmë ndërhyrja për të shpëtuar ndërtesën simbol të arsimit në Shqipëri kërkohet e thellë dhe me urgjencë.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë, sot Muzeu Kombëtar i Arsimit, është monument i kategorisë së Parë i shpallur në vitin 1973.

Kjo ndërtesë ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar Diamanti Terpo, i cili e dhuroi banesën për shkollën shqipe, e hapur më 7 mars 1887!

Artikulli paraprakARRESTOHET STUDENTJA, PËRDHUNOI SHOQEN E DHOMËS
Artikulli tjetërARRESTOHET NË RINAS AZERBAJXHANASI ME 32 MIJË DOLLARË TË PADEKLARUARA