Tiranë – U denoncua në Komisariatin Dixhital, arrestohet shpërndarësi i heroinës

Një 33-vjeçar nga Durrësi, shpërndarës heroinë është vënë në prangat e policisë së Tiranës. Policia sqaron se: Më datë 30.11.2016, është arrestuar në flagrancë shtetasi D.Z, i moshës 33 vjeç, banues në Durrës, pasi në vendin e quajtur “Kombinat” gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e “Shqiponjave” në automjetin që ai drejtonte, i’u gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale 30 doza lëndë narkotike të llojit heroinë. Nga policia mësohet se denoncimi është bërë nga një qytetar në Komisariatin Dixhital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të nenit 283 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPDIU: SHQIPËRIA TË MBAJË QËNDRIME TË PRERA NDAJ MINISTRIT GREK TË MBROJTJES
Artikulli tjetërDHUNA NË FAMILJE, GJYKATA E TIRANËS DËNON SHTETASIN GJERMAN