Forcat Shqiponja kanë arrestuar ditën e sotme 30 vjeçarin nga Saranda me iniciale E. A.Lokalizimi i tij u bë pas denoncimit të qytetarëve përmes një telefonate te 112.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në dhjetor të vitit 2016 në bashkëpunim me vëllain e tij kanë qëlluar me shkop bejsbolli dhe mjete të mprehta një person me iniciale Xh. H., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

Ai u shoqërua në Komisariatin Policisë së Sarandës.

Artikulli paraprakGRABITËN DHE DHUNUAN PUNONJËSIN E MINIMARKETIT, ARRESTOHET SHQIPTARI DHE 3 TE TJERE
Artikulli tjetërRRITET KRIMI, INSTAT: NË JANAR-PRILL U SHËNUAN 30 TË VRARË