Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim. I riu ishte dënuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Tiranë-Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të dënuar me 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Fredi Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim rreth një vit më parë pas dënimit me 10 vjet burg.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor :
– Fredi (alias Alfred) Isaraj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.2383, të datës 20.09.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
e cila e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.