Pas incidentit të ndodhur sot në ambientet e spitaliat rajonal të Shkodrës ku u dhunua një mjek kirurg 35-vjeçar, reagon shkurtimisht për Star Plus personazhi i kësaj ngjarjeje, Besmir Grizhja.
Ai thotë se ka patur një konflikt me një familjar të një pacienteje.
Besmir Grizhja për Star Plus: Kam patur një konflik me një familjar të një pacienteje që e trajtojmë rregullisht, por i shoqi ka pretendim se i zgjatet trajtimi, ndërkohë ky ka kartelë psiqiatrike.
Ky është prononcimi i mjekut Grizhja, i cili bën me dije se do të ketë edhe një reagim zyrtar nga ana e spitalit rajonal Shkodër në lidhje me këtë ngjarje.
/ Star Plus TV /