Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në intubim. Sot i është bërë skaneri dhe është parë një ulje e ënjtjes në tru dhe sipas burimeve ka përmirësime.
Por do e mbajnë edhe për dy ditë në intubim, për të mos rrezikuar. Tani do bëhet zgjimi gradual.
Avokat Mëngjesi u dhunua pak ditë më parë, më 29 maj, në zonën e ish-bllokut. Sapo la fëmijën në kopësht disa persona goditën avokatin duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja në dyert e jashtme të kopshtit nr.31 në kryeqytet. Që prej ditës kur u dhunua, Mëngjesi ka qenë nën kujdesin e mjekëve të Traumës, reanimator dhe neokirurg.
Autorët u identifikuan nga policia, ndërsa njëri prej tyre u vetëdorëzua në DVP e Tiranës. Policia bëri të mundur më pas kapjen e porositësit, Dritan Nano. Dorian Alia, 32 vjeç u vetëdorzëua dhe në kërkim janë autorët e tjerë të dhunës: Drivald Alia, Elton Kasa dhe Romario Tabaku, i cili ndihmoi autorët të largoheshin nga vendngjarja.