I fejuari i Elvana Gjatës, Ervin Mata, biznesmeni i përfshirë në ngjarjen në Ish-Bllok në tetor të 2018, pritet të njihet të hënën me masën e sigurisë.

Mata u vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes në policinë e Tiranës pas 4 muajsh në kërkim.

Ai ka dëshmuar se nuk ka lidhje me vrasjen e Fabiol Gaxhës, plagosjen e Ervis Martinajt dhe Elion Hatos.

Duke mohuar se ka shtënë me armë, Mata theksoi se është larguar i frikësuar, duke pretenduar se e kanë sulmuar.

Përsa i përket shkaqeve që çuan në vrasjen e Gaxhës, ai nuk përmend ngacmimin e të fejuarës së tij, këngëtares Elvana Gjata.

Ndërsa për pistën e larjes së hasapeve për pazare droge, ai u shpreh se nuk ka konflikte me asnjë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit të 2018, ku një përplasje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

Të përfshirë në këtë ngjarje, janë edhe Fabiol Alushi, Geldo Hoti, dhe truproja e Matës, Meviol Billo. Ky i fundit i cili dyshohet se ka qëlluar Fabiol Gaxhën, vazhdon të jetë në kërkim.

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY MAKINA ME BIÇIKLETËN, TRE TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërPOLICIA RRETHON KUVENDIN ME KAMERA ME REZOLUCION TË LARTË PARA PROTESTËS