Ndahet nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Elbasanit, Myrteza Allkja. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Allkja e nisi karrierën e arbitrimit në vitet 80′, përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit. Ai ka drejtuar shumë ndjeshje të rëndësishme.

“Me trishtim të thellë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka mësuar se sot në moshën 61 vjecare, është ndarë nga jeta ish-arbitri i Kolegjiumit të Arbitrave të Elbasanit, Myrteza Allkja. Ai do të mbahet mend për kontributin e madh në arbitrimin shqiptar, për vite me rradhë.

Karriera e Myrtezait do të fillonte në vitet 80’ përkrah emrave të shquar të arbitrimit kombëtar, si një vazhdim i traditës së arbitrave të njohur të Elbasanit. Myrteza Allkja shume shpejt do të shquhej si një arbitër me perspektive, me aftësi në fushën e blertë, si përfaqësues i një brezi të ri dhe menjëherë do ti besohej drejtimi i shumë ndeshjeve të rëndësishme.

Deri ditën që u nda me arbitrimin, Myrteza Allkja, do të mbetej një vërshëllimë dinjitoze, i admiruar nga skuadrat dhe sportëdashësit, ai u duartrokit në cdo stadium që gjykoi. Vitet e fundit, FSHF i kishte besuar detyrën e vëzhguesit, punë të cilën e kreu me korrektesë dhe respekt deri ditën e fundit. FSHF në emër të komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Allkja, miqve dhe kolegëve të të ndjerit”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Artikulli paraprakSITUATA POLITIKE/ LULZIM BASHA MBLEDH ALEATËT NË SELINË BLU
Artikulli tjetërTURQI-SHQIPËRI/ BILETAT PËR TIFOZËT SHQIPTARË KUSHTOJNË VETËM 700 LEKË…JA KUR DALIN NË SHITJE