Policia rrugore ka gjobitur drejtuesin e një mjeti i cili është futur në parakalim të gabuar në aksin Lezhë-Milot dhe më pas e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Sipas policisë shoferi është gjobitur me 10 000 lekë.

‘Në lidhje me një video të postuar në llogarinë në Facebook “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet drejtuesi i një automjeti, i cili parakalon në kundërshtim me rregullat, një autokolonë në aksin rrugor “Lezhë – Milot”, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos kanë nisur verifikimet, pas të cilave është identifikuar drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi Xh. L..

Për shkeljen e kryer, në bazë të pikës 16 të nenin 146 të Kodit Rrugor, ai është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.‘- njofton policia.

Artikulli paraprakSPIROPALI NË SHKODËR: NUK KA ASNJË DISKUTIM PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërTONIGHT – 01.3.2024