Një pushues ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Zvërnec. Viktima është Robert Duraj 29-vjeç. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56 në plazhin e Zvërnecit, ku i riu ka pësuar infarkt në zemër, teksa ka hyrë në ujë në ujë.

Viktima është nga fshati Peshtan i Fierit, i martuar me një fëmijë.Atij  i është dhënë ndihma e parë me shpejtësi nga pushuesit e tjerë dhe ambulanca që erdhi me shpejtësi, por i riu nga Fieri nuk mundi që të mbijetonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Këtë sezon turistik në plazhet shqiptare kanë humbur disa pushues.

Një tjetër person është mbytur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Edhe pse në këtë plazh ka patur vëzhgues bregdetar, personi që kishte hyrë në det nuk ka mundur të dalë i gjallë.Ky është pushuesi i dytë që humb jetën në plazhin e Zvërnecit në Vlorë brenda 24 orëve të fundit

Artikulli paraprakMAKINA MERR FLAKË NË LËVIZJE,NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërNJË BELG DHE NJË KOSOVAR ARRESTOHEN NË MORINË