Disa detaje te reja kane dale nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajete trupi i 37 vjeçares Leze Qosa ne nje kanal ne afersi te By Pass-it te Shkodres. Burime prane prokurorise, policise dhe spitalit te Shkodres bejne me dije se dyshimet e para te efektiveve se 37 vjeçarja kishte shenja dhune kane rene poshte. Pas autopsise ne spitalin rajonal te Shkodres rezulton se Leze Qosa ka disa hematoma te vogla por qe nuk jane ato qe kane shkaktuar vdekjen e saj. Tashme jane te paqarta arsyet e ndarjes nga jeta te 37 vjeçares dhe per kete arsye jane derguar drejt Tiranes ne laborator analizat per te nxjerre shkaqet e vdekjes.
Tashme dy jane dyshimet qe ka policia, ose nga nje vetehelmim i 37 vjeçares ose mund te jete edhe nje vdekje natyrale duke qene se ishte larguar nga banesa ku jetonte motren e saj qe nga data 8 maj e ketij viti. Pas 10 ditesh nga largimi ne menyre te papritur motra e 37 vjeçare me 18 maj beri nje denoncim ne policine e Shkodres.
Nder te tjera ajo deklaroi se Leze Qosa vuante nga depresioni dhe kjo mund te jete nje prej arsyeve qe ka çuar 37 vjeçaren ne veprime te pakontrolluara. Trupi i pajete u gjet i dekompozuar dhe mendohet se ka rreth 5 dite qe ndodhej ne kanalin ne afersi te By Pass-it te Shkodres. Tashme priten ardhja e analizave nga Tirana per te nxjerre shkaqet e plote qe çuan ne humbjen e jetes te shtetases Leze Qosa nga Tropoja por qe jetonte ne lagjen Dobraç ne Shkoder ne nje banese me motren e saj.