Ndërron jetë biznesmeni i kromit Murat Duriçi. 53-vjeçari u përplas mbrëmjen e sotme nga shoferi i një furgoni, Mentor Ceku 45-vjeç që ishte i dehur në timon. Pas aksidentit, Ceku është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa biznesmeni u gjet në kanal nga kalimtarë të rastit mes qytetit të ri dhe të vjetrit, që është rreth 3 km.
Duriçi në momentin që është gjetur nga kalimtarët ka qenë me shenja jete dhe është dërguar për ndihmë të parë në spitalin e Bulqizës. Më pas duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej, 53-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por rrugës për në spital në Tiranë ka ndërruar jetë.
Policia ka marrë fillimisht dëshmitë e personave që e gjetën dhe e dërguan në spital. Në pjesën e rrugës ku është gjetur në kanal Duriçi nuk ka kamera sigurie.