Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e djeshme ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza” 30 mjekët dhe infermierët që përfunduan misionin në Itali në spitalin e Brescias.

Manastirliu u shpreh krenare për të gjithë stafin dhe theksoi se eksperienca e marrë do jetë një eksperiencë e vlefshme për sistemin tonë shëndetësor.

Ndërkohë nuk ka lënë pa prekur edhe festën që mjekët bënë në Itali për të cilën u gjobitën me nga 500 euro, megjithatë ministrja u shpreh që dhe dinë të fitojë edhe të festojë.

“Rezultatet e testit të djeshëm tregoi që jeni të gjithë negativë dhe për këtë jam e kënaqur. E di që keni patur në një moment edhe jeni relaksuar por kjo është një histori e kaluar. Por ata që fitojnë dinë edhe të gëzojnë. Ju jeni heronjtë modern të Shqipërisë. Në këtë kohë të jesh hero do të thotë të tregosh solidaritet dhe sakrificë. Ju falenderoj me zemër dhe na keni bërë krenar. Lufta nuk ka mbaruar.” ka thënë Manastirliu.

 

Artikulli paraprakMANASTIRLIU, JA KUR DO HAPEN PARUKERITË, BERBERËT DHE QENDRAT TREGTARE
Artikulli tjetërVIDEO/ RAMA: 1 MAJI MË DOMETHËNËS I PUNËS SË MIJËRA HERONJVE TË HESHTUR