Një 38-vjeçar është dënuar me 30 muaj burg nga një gjykatë Britanike, pasi kishte mbjellë 621 bimë kanabisi në një banesë në Halifax të Anglisë.

Sipas policisë angleze shqiptari është D. H, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë u përpoq të shpëtonte duke u hedhur nga çatia por përfundoi duke thyer këmbën.

Ai kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, u burgos me 30 muaj pasi një gjyqtar dëgjoi detaje mbi fermën e sofistikuar që u kishte sjellë trafikantëve rreth 1 milion paund fitime.

Prokurori Michael Smith tha në Gjykatën e Bradford se oficerët bënë një kontroll në ndërtesë në 30 maj të këtij viti dhe zbuluan bimët që ishin në faza të ndryshme rritjeje.

D.H në fund të dënimet do të dëbohet për në Shqipëri.

Artikulli paraprakGRUAJA VETËHIDHET NGA KATI I 5-TË I PALLATIT
Artikulli tjetërSHKARKESA ELEKTRIKE DHE RESHJE ME INTENSITET TË LARTË, SI DO TË JETË MOTI DITËN E SOTME