Një 35-vjeçare nga Patosi i Fierit është dërguar në spital nga familjarët, pasi dyshohet se ajo është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon.
Policia thotë se bëhet fjalë për E. S, e cila aktualisht ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor.
“Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.
Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon”, sqaron policia.
Edhe pas nderhyrjes e e mjekeve, ajo nuk mundi te mbijetoje duke gjetur vdekjen ne spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.