Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Shkupit, ku një tridhjetë e pesë vjeçar ka ndërruar jetë për shkak se ishte prekur nga sëmundja e malaries.

Sipas mediave maqedonase gjasat janë që ai u infektua gjatë një udhëtimi pune në Ganë. Ai ishte shtruar në gjendje tepër të rëndë shëndetësore në spitalin Universitar për Sëmundjet Infektive në Shkup, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas punonjësve të spitalit Infektiv në Shkup, stafi mjekësor bëri gjithçka për ta shpëtuar por gjendja e tij vetëm u përkeqësua deri sa malaria i mori jetën.

Artikulli paraprakARRESTOHEN TRE SHQIPTARËT ,VIDHNIN OBJEKTE TË ÇMUARA
Artikulli tjetër7 DEPUTETË TË OPOZITËS KËRKOJNË INTERPELANCË ME MINISTRIN KLOSI PËR DËMTIMIN E PISHAVE