Dy ditë më parë ky vogëlush tërhoqi vëmendjen e mediave botërore me një foto të tij të postuar në rrjetet sociale nga nëna e tij.
Ajo kishte postuar një foto të 6-vjçarit në ditën e tij të lindjes, ku nuk i kishte ardhur asnjë nga shokët në festën e organizuar.
Sot Teddy Mazzini nga Arizona SHBA është mjaft i lumtur, pasi e gjithë vëmendja është te ai. 6-vjecari ishte i ftuar nderi nga skuadra e basketbollit “Phoneix” dhe fytyra e tij ndriste nga gëzimi.
Vogëlushi pa dhe takoi nga afër idhujt e tij dhe ky ishte një moment mjaft i bukur për të. Nëna e 6-vjeçarit u shpreh se nuk ia merrte mendja që një foto e postuar në rrjetet e saj sociale do të kishte një impackt kaq të madh dhe të shpëndahej në të gjithë botën.
Ajo tregoi se edhe pse nuk i erdhën asnjë për ditëlindje ditën e nesërme 6-vjeçari shkoi në shkollë dhe i takoi të gjithë shokët e tij që kishte ftuar. Madje ata i kërkuan edhe falje se nuk kishin pasur mundësi të shkonin.