Situatës së vështirë në të cilën po kalojnë 500 banorët e lagjes së pallateve në fshatin Oblikë të njësisë administrative Ana e Malit, i është përgjigjur ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime ne qytet.

Gjatë dy ditëve të fundit janë vendosur në dispozicion të banorëve autobotë për furnizimin me ujë. Furnizimi me ujë për këta banorë do të vijojë deri në zgjidhjen e plotë të kësaj situate.

Ngricat kanë vështirësuar së tepërmi furnizimin me ujë për banorët e kësaj lagje, që i vetmi burim furnizimi për ta është linja e ujësjellësit.

Artikulli paraprakPENSIONI SOCIAL, RRITET MASA E PËRFITIMIT
Artikulli tjetërEMERGJENCAT, KJO ËSHTË SITUATA NË SHKODËR