U kallëzua nga PD për abuzim me postin, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj fiton gjyqin. Gjykata e Tiranës vendosi për pushimin e hetimit.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet në lidhje me pretendimet e Partisë Demokratike në kallëzimin e depozituar në SPAK, të firmosur nga Sekretari i saj i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në këtë kallëzim pretendohej se Veliaj dhe ministrja Manastirliu kanë përdorur postin publik në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, Prokuroria shprehet se nuk ka asnjë provë që kryebashkiaku Veliaj dhe ministrja Manastirliu të kenë përdorur postin publik dhe shpërdoruar detyrën, duke i cilësuar akuzat e Bardhit të pavërteta dhe të pabazuara në ligj dhe në prova.

Artikulli paraprakKONSULTIMET PËR PRESIDENTIN E RI/ PËRFAQËSUESIT E OPOZITËS MBËRRIJNË NË KUVEND (FOTO)
Artikulli tjetërTAKIMET PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT TË RI, BALLA: KEMI MARRË PROPOZIME ME VLERË, NA DUHET NJË FIGURË KONSENSUALE