Një shqiptar ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata e Bolonjas, por sot është kapur në tentativë për tu larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.Media italiane shkruan se shqiptari 42 vjeç është kapur në një park larg shtëpisë së tij.
Ka qenë një patrullë që e ka gjetur dhe e ka shoqëruar për në komisariat.Aty shqiptari është shprehur se kishte dalë për të bërë pak shëtitje.
‘Bëra nja dy hapa në park që të qarkullonte gjaku sa më mirë sepse shtëpinë e kam të vogël dhe nuk eci shumë’, ka qenë justifikimi i 42-vjeçarit shqiptar.
Por justifikimi i dhënë nuk e ka shpëtuar atë nga një tjetër arrestim.
Ai ishte arrestuar më parë për shitje droge. Pasi u kap në tentativë duke ikur, ai është lënë sërish në arrest shtëpie nga drejtësia italiane.