Gjykata e Londrës ka dënuar me 12 vite burg një shtetas shqiptar i cili vitin e kaluar u kap me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.
Sipas mediave britanike bëhet fjalë për shtetasin, S. S. 26-vjeç i cili u kap më 26 shtator të vitit të kaluar në Londrën Veriore.
26-vjeçari po lëvizte me makinë e tij përgjatë rrugës Bowes në Enfield ku pas një kontrolli nga policia i janë gjetur 1 kilogram kokainë e pastër.
Kjo sasi kokaine nëse do të shitej në tregun e zi do të kapte një vlerë prej 100 000 paundësh britanik.
Por oficerët vendosën të kontrollonin edhe shtëpinë e shqiptarit ku aty gjetën një sasi akoma më të madhe kokaine. Plotë 8.5 kilogram të tjera që do të kapnin vlerën e 800 000 paundësh britanik.
Pasi të vuaj dënimin me 12 vite burg, shqiptari do të deportohet në Shqipëri.