Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 35-vjeçarin Anton Shpatina, të cilit iu sekuestruan 12 doza kokainë 3 ditë më parë nga policia.

Masa e sigurisë është mbajtur me dyer të mbyllura në gjykatën e Shkodrës ku prokuroria ka kërkuar qëndrimin në burg për 35 vjeçarin Shpatina. Përveç lëndës narkotike i është sekuestruar edhe një armë zjarri gjatë kontrollit në banesë. Arrestimi i Anton Shpatinës u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L. K për të blerë lëndë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartpërmendur iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina iu gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Artikulli paraprakFURTUNË NË POLICINË E ELBASANIT, SHKARKOHEN 12 DREJTORË E PUNONJËS
Artikulli tjetërCUNGU, MESAZH LAMTUMIRE PËR VLLAZNINË