Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi është kapur me 5.4 gram lëndë narkotike cannabis-sattiva.
“Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit, Elvis Zebi, 29 vjeç, banues në Shkodër”-bën të ditur policia në njoftimin zyrtar të saj. Sipas uniformave blu me datë 21 dhjetor gjatë kontrollit të ushtruar, 29 vjeçarit iu gjetën 5.4 gram lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Kryesisht në prag të festave të fundvitit por edhe në ditët e para të janarit forcat e policisë së Shkodrës do të kenë një vëmendje në lidhje me parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike në mjedise publike, një problem ky që është evident. Tendenca e shtimit të narkotikëve por edhe shpërndarësve sipas shifrave është në rritje çka detyron policinë të ushtrojë më shumë kontrolle.