U kap me 5 ton kanabis, arratiset Rakip Arapaj
Drejtësia shqiptare vazhdon të prodhojë skandale në lidhje me personat e përfshirë në kultivim e trafik droge. Ishte Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ajo e cila pak javë më parë i dha lirinë Rakip Arapajt të prangosur si posedues të 5 ton kanabis në Llakatund të Vlorës. Këtë vendim e apeloi prokuroria dhe më 31 tetor 2017 dhe Apeli i Vlorës e ka rikthyer në qeli Arapajn. Vendimi i rikthimit të Arapaj në burg u mor nga trupa e gjyqtarëve Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko, Petrit Aliaj. Dosja “Llakatundi” bëri shume zhurme ne media jo vetem për sasine e drogës së gjetur, por edhe per vendimin ndaj Arapajt. Por, pas këtij vendimi rezulton se Rakip Arapaj është arratisur nga banesa ku ishte lënë me masë sigurie dhe nga ai moment nuk gjendet më. Në rivlerësimin e masës së sigurisë ne Gjykaten e Shkallës së Parë, Arapaj u la i lirë në kushtët e dorëzimit të pasaportës dhe garancisë pasurore në vlerën e 1 mln lekë të reja. Për kapjen e Arapajt janë angazhuar policia e Vlorës dhe është njoftuar Interpol, ndërsa dyshohet se ai ka lënë Shqipërinë ilegalisht duke u arratisur.