‘U kap’ me 700 kg drogë, gjykata italiane liron nga burgu shqiptarin.

Droga mund të ishte fshehur aty nga kushdo. Me këtë arsyetim, gjykatësi italian Giovanni Gallo ka urdhëruar lirimin nga qelia të Spartak Melit, 28-vjeçarit shqiptar, të arrestuar të shtunën për më shumë se 700 kg marijuanë të gjetura në një fermë rurale në periferi të Surbos, në Leçe (Itali). Gjykatësi madje nuk e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin. 714 marijuanë u gjetën në një magazinë nga Guardia di Finanzia e Leçes ku ndodhej edhe shqiptari, ndërsa pala mbrojtëse tha se i riu gjendej aty rastësisht, pasi prej kohësh kërkonte “një vend çati për të fjetur”. Arsyetim me të cilin është pajtuar edhe gjykatësi.

Artikulli paraprakTURQI, NIS GJYQI NDAJ 29 POLICËVE “PUÇISTË”, 21 RREZIKOJNË BURGIM TË PËRJETSHËM
Artikulli tjetërSHTËPIA NË FLAKË, VDES NËNA DHE FOSHNJA