Arten Ibrahimi 36-vjeç, doganier në pikën e Kontrollit ne degën doganore Tre Urat është shkarkuar nga detyra pasi u kap bashkë me një person tjetër me 33 pako me lëndë narkotike në pikën kufitare të Qafë Botës gjatë kontrollit në makinën e tij.

Vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave Gjon Bardhi.Lajmi për shkarkimin e tij është bërë publik nga Drejtoria e Doganave.

Njoftimi
Shkarkohet nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, ka reaguar duke i zgjidhur menjëherë marrëdhëniet e punës shtetasit Arten Ibrahimi, me detyrë doganier peshore/Pikë Kontrolli, Zyra e Operacioneve Doganore, Dega Doganore Tre Urat.

Zgjidhja e marrëdhënieve të punës me shtetasin në fjalë u bë pas ndalimit nga Policia të tij në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku në mjetin që ai drejtonte u gjet lëndë narkotike.
Për vetë përgjegjësitë veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë.

Në këto kushte, posedimi i lëndëve narkotike përbën shkelje shumë të rëndë të disiplinës në punë, duke ulur imazhin dhe integritetin e ADSH, cenuar misionin e Doganës në arritjen e standardeve më të larta të etikës në fitimin e besimit të publikut.

Artikulli paraprakVETËVRASJA TE 313, INSPEKTORIATI I DREJTËSISË: PO VERIFIKOJMË NËSE KA PASUR VONESA NË HETIME
Artikulli tjetërMËNGJESI I FTOHTË, POR I KTHJELLËT! PASDITE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE