U kap me pajisje përgjimi pushohen hetimet ndaj grekut

Për herë të dytë Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për pajisjet e dyshuara për përgjime të jashtëligjshme në Shqipëri nëpërmjet aparateve OSCOR. Hetimet janë pushuar ndaj shtetasit grek Iraklis Dragounis i cili më 8 maj 2017 u ndalua për disa orë në Rinas dhe më pas ju mbajt pajisja e tij për të kryer aktekspertimi. Sipas prokurorisë ekspertiza ka nxjerr se kjo pajisje s’ka aftësi përgjuese e në këtë moment ska asnjë vepër penale të konsumuar nga shtetasi grek. Në të njëjtën mënyrë u pushuan hetimet dhe për shtetasin Izraelit Yoram Frog të ndaluar po me një pajisje të ngjashme më 24 Mars 2017.

Artikulli paraprakASGJËSOHEN 13 BIMË NARKOTIKE, ARRESTOHET KULTIVUESI
Artikulli tjetërARRESTOHET NË TIRANË I KËRKUARI NGA INTERPOL AUSTRIA