DVP Shkodër
Policia Kufitare e Muriqanit arrestoi shtetasin J. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë hyrje të RSh-së, në PKK Muriqan, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë, të cilat ky shtetas tentoi ti kalonte duke shmangur detyrimin doganor.
Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale ndërtimi në kantierin e ndërtimit në lagjen ‘’Vasil Shanto’’, me administrator shtetasin L. L., 57 vjeç.
Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasin N. G., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, pasi shtetasja J. Xh., 38 vjeçe, ka bërë kallëzim se ditën e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, shtetasi N. G., i ka vjedhur celularin.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A.Sh., 61 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.