Një i ri shqiptar 26-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Britani, pasi pësoi një atak kardiak.
Bëhet fjalë për Franci Çokun, 26-vjeç i lindur në Divjakë kishte rreth një muaj që ishte larguar në Angli në kërkim të një jete më të mirë ndërsa ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike.
Mediat raportojnë se Franci ishte pa dokumente dhe u pikas nga autoritetet angleze, të cilat u vunë në ndjekje të 26-vjeçarit. Mësohet se ai ishte duke u kthyer nga puna dhe para se të arrinte në shtëpi, i riu shqiptar pësoi atak kardiak që i kushtoi jetën.
Ndërkohë, familja e tij në Mucias, Divjakë, ka bërë apel për ndihmë për të kthyer trupin i cili ndodhet ende në Angli. Në rrjetet sociale është hapur një numër llogarie për të mbledhur disa para, të cilat do ta ndihmonin për të kthyer trupin e tij në Shqipëri.