Dy të rinj nga Shkodra kanë rënë në prangat e policisë në Vorë pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Operacioni i koduar “Pararoja 2”, vuri në pranga K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 13 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPS JO MË TUBIME TË MËDHA, GJIKNURI ZBARDH DISKUTIMET NË KRYESINË E PS: S’DO SHPENZOJMË PËR FUSHATË DHE…
Artikulli tjetërFIERZA 16 MUAJ NËN MESATAREN HISTORIKE (NË KULMIN E KRIZËS), SITUATA NDRYSHOI NË NËNTOR 2022